F1, Briatore: Nuk ka dyshime, Hamilton kampion

11/11/2014 00:00

“Nëse nuk do të ketë gjëra të paparashikuara, të dyja makinat Mercedes do të përfundojnë në dy  vendet e para edhe në Abu Dhabi”.

Flavio Briatore nuk ka asnjë dyshim mbi rezultatin e garës së fundit të këtij kampionati në Formula 1, të dominuar tërësisht nga Mercedes.

“Hamilton nuk do të ketë asnjë problem për të përfunduar i dyti, ai e ka të sigurt atë pozicion”, shprehet ish-menaxheri i Benettone dhe Renault.

Britanikut Hamilton do t’i mjaftonte një vend i dytë në garën e fundit për të fituar titullin, pasi aktualisht ndodhet 17 pikë larg pilotit tjetër të Mercedes, Nico Rosberg.

Briatore ka folur edhe për të ardhmen e pilotit spanjoll të Ferrarit, Alonso, për të cilin ai ka thënë se, pas garës në Abu Dhabi, spanjolli do të vendos për ekipin e ri.

“Alonso do të shkojë në një ekip tjetër dhe do të bëjë gjithçka mundet për ta arritur këtë. Ai është një pilot që dëshiron të fitojë dhe i duhet një ekip me mundësi më të mëdha”, u shpreh Briatore.  

Top Channel