Policia serbe ndalon përkohësisht autobusin me gazetarë

12/11/2014 00:00

Autobusi me gazetarët shqiptarë që shoqëron kryeministrin Edi Rama në Serbi është ndalur nga policia serbe rrugës për në Preshevë.

Sipas informacioneve të fundit, ndalimi është bërë në lokalitetin Vranje, rreth 80 kilometra larg Preshevës.

Nuk dihen motivet e sakta të këtij ndalimi, por policia serbe është justifikuar duke komunikuar se më parë duhet të kalonte autokolona e delegacionit.

Gjithësesi, situata është zhbllokuar pak më vonë dhe gazetarët shqiptarë kanë vijuar rrugën për të ndjekur nga afër aktivitetet e shefit të qeverisë shqiptare.

Masat e sigurisë rrugës për në Preshevë janë shumë të larta. Në çdo 5 kilometra të autostradës Beograd-Nish ka patrulla policore.

Top Channel