Kate Hudson, karate në plazhin e Malibusë

11/11/2014 00:00

Ajo është një manjake e fitnesit, por jo vetëm kaq. Kate Hudson provoi se është e aftë të kryejë edhe disa lëvizje fatale karateje në një set fotosh në plazhin e Malibusë.

Aktorja 35-vjeçare u shfaq e sigurt në vetëvete teksa lëshonte disa shkelma, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë rozë të ngjitur pas trupit.

Bluza tip T-shirt ishte e ngritur sipër dhe lidhur me një nyje, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar, për të mos harruar edhe këmbët solide.

Në disa foto aktorja shfaqet edhe me një instruktor që e udhëzon se si të realizojë më mirë performancën e saj. Ndërsa në disa të tjera ajo del duke qëndruar e mbështetur tek njëra këmbë dhe duke shkelmuar me tjetrën në ajër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel