Hugh Jackman i rikthehet palestrës

11/11/2014 00:00

Aktori australian Hugh Jackman i është kthyer palestrës duke u shfaqur më i shëndetshëm se kurrë.

Përmes disa fotove të publikuara në profilin e tij në rrjetet sociale, ku bien në sy krahët muskulozë, Jackman, 46 vjeç, nuk tregoi asnjë shenjë të problemit të tij me shëndetin, pasi iu nënshtrua për të tretën herë në vit një ndërhyrjeje kundër kancerit në lëkurë.

Duke shijuar kohën në palestër, aktori po bëhet gati për filmat e ardhshëm “Pan”, “X-Men” dhe një tjetër kushtuar personazhit të tij Wolverine, që do të shfaqet në kinema në vitin 2017.

I shfaqur duke tërhequr litarët, ylli i kinemasë shkruan poshtë fotos: “Po përgatitem për Wolverine”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel