Brad Pitt, një karierë e shënuar që në rini

11/11/2014 00:00

Ai është pa dyshim një nga aktorët më të pashëm të Hollivudit. Që në fillim të karierës së tij, Brad Pitt i kishte të gjitha premisat për t’u bërë një yll.

Në mediat amerikane janë publikuar disa foto në moshë fare të re të aktorit tanimë 50-vjeçar, të shkrepura në vitin 1987, kur dhe ai kreu aktrimin e parë.

Në foto, kur ishte në moshën 23-vjeçare, Pitt shfaqet me aktoren tjetër të filmit “Dallas”, Shalane McCall, atëherë 15, që më vonë u fol se ishte dhe e dashura e tij.

Brad ka interpretuar në katër episode të serialit të dikurshëm amerikan, në vitet 1987-88, në rolin e Randy, i dashuri i personazhit të Shalane, Charlie Wade.

Brad, që aktualisht është i martuar me aktoren Angelina Jolie dhe baba i gjashtë fëmijëve, ka pozuar edhe i vetëm në disa foto, ku tregon pikërisht se kariera e tij nuk kishte alternativa të tjera.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel