Takimi i pamundur Obama-Putin

11/11/2014 00:00

Disa takime të shkurtra mes Barack Obama dhe Vladimir Putin gjatë
samitit pertej Paqesorit në Kinë, deshmuan nje gjendje e ftohtë te
marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Te dy lideret kishin shume pak shanse per te shmangur kontaktin e tyre ne syrin e shtypit boteror apo udheheqesve te tjere.

Gazetaret e Reuters raportojne se ne tre raste ishte Vladimir Putin ai qe tentoi per te komunikuar me Obamen, mirepo ky i fundit i ka shmangur bisedat me te. Ndersa zedhenesit perkates pohuan se ka patur komunikim mes krereve te Moskes dhe Washingtonit.

Megjithate analistet shprehen se Obama dhe Putin asnjëherë nuk kanë pasur asnje lidhje të afërt me njeri tjetrin,apo alkimi. Perkundrazi. Karriera e tyre politike i ngjan nje gare per pushtetin me te madh ne bote apo pupullaritetin me te larte.

Kontrasti qe egziston- thone kritiket- eshte se të dy udhëheqësit kane shumë ceshtje për të diskutuar, por shumë pak shanse për të gjetur gjuhën e përbashkët. Përveç ceshtjes se Ukrainës, SHBA-n e shqetesojnë mbeshtetja qe Rusia jep për presidentin sirian Bashar al-Asad.

Nderkohe Moska po vuan ende pasojat e sanksioneve te perendimit. Banka Qendrore e Rusisë eshte detyruar te rrise blerjen e arit këtë vit për të mbeshtetur prodhimin vendas, si dhe për të rritur likuiditetin në rezervat e saj të jashtme. Burimet raportojne se Banka qendrore ruse eshte blerësi më aktiv zyrtar i arit i viteve te fundit.

Top Channel