Jennifer Lopez tregon muskujt e barkut

11/11/2014 00:00

Para, mbrapa, anash… Ngado që ta shohësh, Jennifer Lopez ka një fizik të jashtëzakonshëm. Në një set fotografik për ‘BodyLab’, këngëtarja dhe aktorja tregon se edhe në moshën 45-vjeçare është e mundshme ruajtja e një forme fizike të admirueshme.

Me veshje të ngushta palestre, JLo shfaq muskujt e barkut në dy foto mahnitëse.

“Në punën time (muzikë, filma, libra dhe fondacion) unë gjithmonë dua të frymëzoj femrat që të jenë të lumtura. I jam bashkuar BodyLab-it jo vetëm sepse ata duan të krijojnë produkte të shëndetshme për femrat, por edhe sepse promovojnë një stil jete të shëndetshëm”, lexohej në një komunikatë të Jennifer Lopez kohët e fundit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel