Joseph Gordon-Levitt do jetë Edward Snowden në filmin e Oliver Stone

11/11/2014 00:00

Aktori Joseph Gordon-Levitt është përzgjedhur nga regjisori Oliver Stone si personazhi i duhur për të interpretuar Edward Snowden në filmin kushtuar ish-kontraktorit të Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare.

Stone ka gati skenarin e bazuar në dy librat. I pari “Dosjet Snowden; Historia e njeriut më të kërkuar” të autorit Luke Hardin dhe “Koha e Oktapusit” e autorit Anatoly Kucherena.

Titulli i filmit nuk është vendosur ende. Ajo që dihet është se xhirimet do të nisin në janar në Mynih të Gjermanisë dhe studio e përzgjedhur për financimin e projektit është “Open Road”. Producenti Moritz Borman tha se ishte zgjedhur një studio e pavarur për të shmangur ndërhyrjet politike gjatë xhirimeve të filmit.

Snowden publikoi dhjetra dokumente të klasifikuara si tepër sekret. Një pjesë e këtyre dokumenteve të klasifikuara vendosën në pozitë të vështirë Shtetet e Bashkuara përballë aleatëve të saj pasi bëhej fjalë për programe përgjimesh të udhëheqësve të vendeve partnere.

Snowden u shpall menjëherë në kërkim, por ai u mbrojt nga autoritetet ruse në Moskë, ku kishte mbërritur nga Seuli për t’i shpëtuar arrestimit.

Top Channel