Ulërima nga banesa, policia habitet nga arsyeja

11/11/2014 00:00

Policët në Oslo menduan se kishin të bënin me një rast dhune në familje kur disa banorë telefonuan për t’i lajmëruar se në në një apartament pranë tyre po dëgjonin ulërima të vazhdueshme, por kur shkuan në vendngjarje ata mezi mbajtën të qeshurën.

Oficerët gjetën në shtëpi një burrë të vetmuar i cili po luante shah me kompjuterin e tij. Burri i shpjegoi me qetësi policëve se ishte nxehur pasi nuk po arrinte të fitonte asnjëherë kundër kompjuterit dhe nuk i kishte mbajtur dot ulërimat e tij.

Policët e këshilluan që të mos bënte zhurmë gjatë lojës dhe në faqen zyrtare të tyre në Twitter shkruajtën: “Mbërritëm në vendngjarje. Thjesht një lojtar shahu i inatosur për faktin se mundej nga kompjuteri.”

Top Channel