Maroku përjashtohet nga Kupa e Afrikës

11/11/2014 00:00

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka përjashtuar Marokun nga Kupa e Afrikës 2015 pasi ky vend nuk pranoi të organizonte kompeticionin nga frika e virusit Ebola.

Maroku duhej të organizonte këtë turne, por ai kishte kërkuar shtyrjen për vitin 2016 të turneut që parashikohet të luhet nga data 17 janar deri në 8 shkurt 2015.

“Maroku ka kërkuar shtyrjen e Kupës së Afrikës dhe kjo gjë tregon se Maroku nuk pranon të organizojë turneun në datat e parashikuara. Si rrjedhojë, pasi kemi njoftuar se turneu do të luhet në datat e parashikuara, Komiteti Ekzekutiv konfirmon se Kupa e Afrikës nuk do të luhet në Marok”, lajmëroi CAF-i.

Gjithashtu, bordi drejtues i Konfederatës Afrikane të Futbollit vendosi skualifikimin e Marokut nga edicioni i 30 i Kupës së Afrikës. Tashmë, CAF-i po studion kandidaturat e tjera dhe shumë shpejt do të njoftojë se kush do të jetë mikpritësi i Kupës së Afrikës 2015.

Top Channel