Deputetët e PS-së kundër heqjes së akcizës së pijeve energjike

11/11/2014 00:00

Debati për heqjen e akcizës së pijeve energjike ka përfshirë edhe mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist të drejtuar nga Gramoz Ruçi.

Deputetë të forcës më të madhe politike në qeveri kanë deklaruar qartë se nuk do të mbështesin propozimin e Ministrisë së Financave për heqjen e akcizës së pijeve energjike.

“Kjo nuk është praktikë e asnjë vendi tjetër dhe as e argumentuar”, kanë deklaruar ata duke paralajmëruar edhe votën kundër kësaj pike në paketën e re fiskale.

Debati me dyer të mbyllura në grupin socialist për këtë çështje nuk ishte i papritur, pasi edhe publikisht në disa komisione, deputetë me peshë në Partinë Socialiste, kanë kundërshtuar këtë propozim të Ministrisë së Financave.   

Top Channel