JLo, Iggy, Beyonce dhe Nicki Minaj kanë bërë bujë me videoklipet e këngëve të tyre të fundit ku shfaqen shumë pak të veshura, por këtij grupi tashmë i është shtuar edhe Fergie.

Ish-vokalistja e Black Eyed Peas ka mahnitur fansat e saj me videoklipin e këngës ‘LA Love (La La)’, ku shfaqet me bikini dhe tregon format e saj të jashtëzakonshme pas lindjes.

Fergie është e martuar me aktorin Josh Duhamel, me të cilin ka edhe një djalë 14-muajsh me emrin Axl.

Top Channel