Tiranë, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

11/11/2014 00:00

Një aksident automobilistik me dy persona të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të vona të së martës te Rruga e Kavajës në kryeqytet.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy persona mbetën të plagosur, identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa gjendje e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti rrugor.

Top Channel