Kirurgjia plastike dhe problemi me pasaportën

12/11/2014 00:00

Femrat kineze, të cilat shkojnë në Korenë e Jugut ku i nënshtrohen operacioneve plastike, kanë hasur në probleme serioze për t’u rikthyer sërish në Kinë, si pasojë e ndryshimeve ekstreme të pamjes së fytyrës.

Operacionet, që përfshijnë reduktim të lëkurës së tepërt në qepallën e sipërme, për të bërë sytë që të duken më të mëdhenj dhe më “perëndimorë”, i kanë transformuar fytyrat e femrave kineze, duke i bërë ato pothuajse të panjohura.

Për të luftuar këtë problem, disa spitale në Korenë e Jugut po shpërndajnë “certifikata të kirurgjisë plastike”, të cilat përfshijnë numrin e pasaportës së pacientit, emrin e spitalit dhe kohëzgjatjen e vizitës në Korenë e Jugut, për të mundësuar kalimin pa probleme të pacienteve në aeroporte për t’u rikthyer në Kinë.

“China Daily” raporton se disa femra janë ndaluar në kontrollin e pasaportave, sepse pamja e tyre nuk ngjasonte me fotografitë e pasaportave. Pas kontrolleve të imtësishme ato janë lejuar të kalojnë, por janë këshilluar që të rinovojnë menjëherë pasaportën e tyre.   

Top Channel