Doni të lini duhanin? Vaji i peshkut mund t’ju ndihmojë

12/11/2014 00:00

Nëse për një kohë të gjatë jeni munduar të hiqni dorë nga duhani, vaji i peshkut është ndihma e duhur.

Sipas një studimi të botuar në gazetën “Daily Mail” përbërësit e Omega-3 zëvendësojnë dëshirën për nikotinë. Gjithashtu edhe ekspertët e shëndetësisë këshillojnë përdorimin e vajit të peshkut, i cili është pak i kushtueshëm.

Sharon Rabinovitz Shenkar, doktor në ‘Universitetin Haifa’ në Izrael, i cili ka kryer kërkimet tha: “Substancat dhe medikamente që përdoren aktualisht për të ndihmuar njerëzit për të reduktuar dhe lënë duhanin nuk janë shumë efektive dhe të shkaktojnë efekte negative, të cilat nuk janë të lehta për t’u përballuar”.

Gjetjet e këtij studimi treguan se omega-3, e cila mund të gjendet lehtësisht, është dietë me pothuajse asnjë efekt anësor dhe zvogëlon ndjeshëm pirjen e duhanit. Pirja e duhanit ul nivelet e acideve yndyrore esenciale në tru, veçanërisht ai i omega-3.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se një çekuilibër në omega-3 është i lidhur edhe me shëndetin mendor, depresionin dhe aftësinë për t’u përballur me presion dhe stresin”, shtoi doktor Sharon Rabinovitz Shenkar.

Top Channel