Kinë, shpenzoi 70 mijë euro me iPhone, për të propozuar të fejuarën, ajo refuzon

12/11/2014 00:00

Një i ri kinez ka harxhuar 70 mijë euro për të blerë celular iPhone, në
mënyrë që t’i kërkonte dorën për martesë të dashurës së tij, por në fund
ajo i thotë ‘jo’. Ai kishte blerë 99 iPhone për të bindur të fejuarën
që të thoshte ‘po”, propozimit të tij.

Me telefonat e blerë, të cilët të gjithë ishin të teknologjisë së fundit, i riu i kishte vendosur kutitë e tyre në tokë, duke krijuar formën e zemrës. Në prezencë të miqve, ai i është drejtuar të fejuarës me fjalinë standarde: “A do të martohesh me mua?”.

Normalisht që romantiku priste një përgjigje pozitive dhe nuk ia mori mendja se mund të përpallej me një zhgënjim. Paratë e shpenzuara janë të barabarta me 17 vite punë, nëse merret parasysh paga e një punëtori të mesëm.

Fotografitë e propozimit të tij të dështuar, janë përhapur në Web si virus. Pas refuzimit djali qëndroi disa minuta pa lëvizur dhe pa thënë asnjë fjalë.

Top Channel