Alienët po rrëmbëjnë njerëzit?!

12/11/2014 00:00

Alienët mund të kenë nisur rrëmbimin e njerëzve në tokë, ose ndoshta bëhet fjalë për një montazh profesionist të një filmimi të një kamere sigurie.

Pamjet e mëposhtme mbërrijnë nga Dakota e Veriut në Shtetet e Bashkuara. Në pamje shihet një automjet duke ecur në rrugë që zhduket pas një fraksioni ndriçimi.

Megjithatë, eksperti Nigel Watson, autor i “Haynes. Manual Hetimi për UFO-t” shprehet skeptik dhe kërkon që të mos dilet në përfundime të nxituara.

Ai thotë se mund të bëhet fjalë për një montim profesionist të pamjeve, ose për një goditje rrufeje aty pranë që ka shkaktuar ngecjen e kamerës së sigurisë dhe kur ajo është rikthyer të filmojë, makina thjesht ka vazhduar rrugën e saj.

Top Channel