Lushnjë, digjet brenda banesës 70-vjeçari i verbër

12/11/2014 00:00

Një person ka mbetur i vdekur pasi është djegur nga flakët e zjarrit në
shtëpinë e tij. Viktima Xhevdet Hysllari, 70-vjeç me banim ne fshatin
Tërbuf në Lushnjë, jetonte i vetëm në katin e parë të një ndërtesë të
vjeter dy katëshe.

Banoret e katit te siperm kane lajmeruar zjarrfikesen pasi kane pare flaket te dilnin nga banesa e te moshuarit. Sipas te dhenave te para policore, dyshohet  se 70- vjecari ka gjetur vdekjen si pasoje e zjarrit te shkaktuar nga nje rezistence elektrike.

Ai jetonte i vetem ne kete apartament dhe ishte i verber. ngjarja ndodhi rreth ores 22.30 minuta dhe askush nga banoret e pallatit nuk ka tentuar te hyje ne apartamentin e viktimes derisa erdhi zjarrfikesja per te shuar flaket.  

Top Channel