Dedoviç: Vizita e Ramës në Beograd, historike vetëm për vonesën

12/11/2014 00:00

Takimi Rama-Vuçiç që në media nuk gjen emërtim tjetër veçse historik,
për analistin Dragoslav Dedoviç, të tillë pati vetëm vonesën.

“100 vjet per te qene me te sakte. Megjithate, me mire vone se kurre” thote ai per Deutsche Welle. Kjo ishte hera e pare ne historine e Ballkanit qe shefat e zgjedhur ne menyre demokratike te qeverive ne Serbi e Shqiperi takohen me njeri-tjetrin. Beogradi dhe Tirana janë vetëm dy orë larg në vijë ajrore me Berlinin dhe Brukselin, por mbeten vite dritë larg njëra tjetrës. Çfare mund te pritet atehere nga nje perballje e tille perveç ritualeve te zakonshme politike?”

Ne kendveshtrimin e Dedovic, persa kohe problemet ekzistuese nuk diskutohen hapur, atehere nuk do te kete rezultate konkrete. Prekja e çeshtjes nevralgjike te Kosoves nga kryeministri shqiptar padyshim qe ngacmoi nervin nacionalist dhe perfundoi me etiketimin “provokim” nga kreu i ekzekutivit serb.

Çdo teme tjeter do te kishte qene e preferuar prej Vuçiç, duke nisur qe nga ekonomia e deri tek moti i mire. Por mysafiri i tij, sic e shikon Dedovic, nuk deshi te humbiste rastin qe te sillej si avokat i pavarësisë së Kosovës në tokë serbe. Ne te dy kryeqytetet flitet për pacënueshmërinë e kufijve dhe rëndësinë e tyrë të vogël në Europën e bashkuar.

Nje tezë zyrtare qe sjell edhe përplasje politike: Serbia i referohet kufijve të Serbisë që përfshijnë Kosovën. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër i referohet kufijve të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan – Kosova e pavarur.

Sipas analistit, logjika e dikton se ka vetem nje hapësirë ligjore ku të gjithë serbët dhe të gjithë shqiptarët mund të jetojnë në paqe: bashkimi europian. Me nacionalizmin etnik është shpesh si me fene, vazhdon ai: Kur përplasen dy pretendime për absolutizëm dhe i japin të drejtë vetes, nuk mund të ketë dialog. perfundimi: dy kryeministrat duhet të punojnë per kapercimin e nje shekulli prapambejtje ne marredheniet dypaleshe e nje fillim i mbare do te ishte ne kete drejtim një marreveshje miqësie me Tiranës dhe Beogradit, ku palet te angazhohen për zgjidhjen paqësore të të gjithë problemve mes tyre dhe mbështetjen reciproke në rrugën e anëtarësimit në BE.

Top Channel