ESA, dritë jeshile uljes në kometë

12/11/2014 00:00

Në orën 08:35 sateliti i Agjencisë Hapësinore Europiane, Rosseta nisi procedurat e uljes së robotit Philae në sipërfaqjen e kometës 97P/Churyumov-Gerasimenko.

Ekipi drejtues i misionit me bazë ne Darmstadt të Gjermanisë konfirmoi se pozicionimi i Rosetta-s eci sipas planit dhe se gjithë procesi i uljes së robitt Philae në sipërfaqjen e kometës do të kërkojë rreth shtatë orë.

Nëse Philae do të ulet me sukses në kometë, do të ishte hera e parë që një pajisje njerëzore ulet në sipërfaqjen e trupave të tillë qiellorë. Me t’iu afruar sipërfaqjes së kometës, Philae do të kapet në sipërfaqjen e saj me ndihmën e pajisjeve të specializuara.

Misioni i parë është dërgimi i fotografive të sipërfaqjes së kometës në tokë. Pavarësisht entuziazmit pritshmëritë e misionit nuk janë të larta. Vështirësitë e uljes së robotit janë të mëdha dhe mundësitë që misioni të dështojë po ashtu.

Top Channel