Arvizu: Vizita e Ramës në Serbi, historike

12/11/2014 00:00

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të
Amerikës e konsiderojnë pozitive vizitën e kryeministrit Edi Rama në
Serbi.

“Kjo ishte një vizitë historike shumë e rëndësishme. 68 vjet ka qenë një kohë shumë e gjatë që drejtues të lartë të dy vendeve të mos takohen. Ka qenë shumë inkurajues fakti që pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit, u caktua një tjetër datë për takimin mes Ramës dhe Vucic dhe nuk u anulua. Madje ne Beograd u nenshkruan edhe marreveshje, mes te cilave ajo e shkëmbimit të të rinjve”, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan shprehu besimin se bashkëpunimi do të vijojë në të ardhmen dhe që kryeministri Vuçiç do të vizitojë vitin e ardhshëm Shqipërinë.

Top Channel