Gjirokastër, trafikonte sirianët, në pranga sudanezi

12/11/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës arrestoi të martën shtetasin sudanez Mohammad Ahmad, 30 vjeç.

Ai është kapur duke shoqëruar 10 shtetas nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga toka greke. Policia dyshon se i arrestuari është një person që për qëllime fitimi shoqëron klandestinët sirianë në tokën shqiptare duke njohur terrenin.

Ky shtetas është kapur disa herë si klandestin nga Policia e Gjirokastrës dhe ajo Kufitare dhe nga informacionet e veprimet e kryera nga Specialistët Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezulton se ky shtetas kishte ndihmuar edhe herë të tjera shtetasit nga Siria me qëllim fitimi, ndaj u ndërmor arrestimi për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit .

Top Channel