Një ikonë e Voskopojës i është rikthyer vendit tonë pasi për vite të tëra është ruajtur në një familje franceze.

Ikona e vyer e cila i dhurohet shtetit shqiptar nga Brigitte Rusanov, qytetarë me kombësi franceze rrëfen historinë e Kolonel Ordionit, shkruar në letrën e 18 janarit 1918-të, në letërkëmbimin me vajzën e tij.

Mendohet se kjo ikonë është marrë në një kishë të shkatërruar të Voskopojës. Imazhi i treguar në këtë ikonë supozohet se përfaqëson evazionin e Shën Pjetrit, i treguar në kapitullin 12-të Aktet e Apostujve.

Dorezimi i Ikonës së Voskopojës nga qytetarja me shtetësi franceze Brigitte Rusanov është shoqëruar me një ceremoni ku morën pjesë zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni, ambasadori francez në Shqiperi, Bernard Fitouss, përfaqësues të familjes, përfaqësues të kishës ortodokse, të cilët vlerësuan këtë akt.

Top Channel