Nderohen të rënët francezë në Shqipëri

12/11/2014 00:00

Ambasadori Francez në Tiranë ishte të martën në qytetin e Korçës në një
ceremoni kushtuar përvjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë qytet gjatë luftës ishin të pranishme forcat franceze dhe Ambasadori Francez ka kryer homazhe në përmendoren kushtuar të rënëve francezë në Shqipëri.

Më pas në një konferencë për shtyp ambasadori ka komentuar rritjen e marrëdhënieve dy palëshe mes Shqipërisë dhe Francës.

I pyetur nga mediat për vizitën e kryeministrit shqiptar në Beograd, diplomati francez deklaroi se fakti që Kryeministri shqiptar shkoi atje s’ka pse komentohet.

Kthimi i vizitës nga kryeministri serb pas një viti dëshmon se dy vendet kanë hyrë në rrugën e ndërtimit të një marrëdhënie mes tyre.

Teksa është ndalur në mënyrë të veçantë edhe në takimet e zhvilluara me biznesmenë të qytetit ambasadori tha se ekziston hapësira e zgjerimit për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkohë një Ikonë e Voskopojës i është rikthyer vendit tonë pasi për vite të tëra është ruajtur në një familje franceze.

Top Channel