Opozita: Buxheti ndëshkon ekonominë. Basha fton biznesin në protestë

12/11/2014 00:00

Opozita dhe përfaqësueit e biznesit nuk kanë asnjë dallim se paketa
fiskale, siç e propozon Qeveria, nuk duhet miratuar, sepse nxit
evazionin fiskal, rëndon bizneset, varfëron qytetarët, largon
investitorët e huaj dhe nuk ndihmon në rritjen e prodhimit vendas
bujqësor.

Gjithçka sipas tyre ka ne baze rritjen e taksave, per shkak te keqadministrimit te te ardhurave nga Qeveria.

“Këto janë të gjitha ftesa për evazion dhe ne besojmë që një të ardhme shumë të afër, këto janë fenomene që do të vihen re dhe do të përkeqësojnë administrimin fiskal në Shqipëri”, thotë deputeti i PD-së, Florion Mima.

“Nuk është koha për të rritur taksat, aq më tepër në këto nivele që mendohet të rriten. Për të mbuluar administrimin e taksave ne mundohemi të rrisim taksat”, tha Agim Binaj,ekspert kontabiliteti.

“Rritja e këtyre taksave, ne mendojme se do ta përkeqësojë raportin e ekonomisë informale, kundrejt asaj formale. Taksat rriten me objektivin e qartë për të mbyllur vrimën në buxhet. Kush do ta paguajë këtë vrimë, do ta paguajnë investimet e huaja? Po ai nuk do të vijë të investoje tek ne”, thotë Gent Daci, përfaqësues i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Paketa fiskale sipas perfaqesuesit te agrobiznesit eshte klienteliste, pa ndihme reale per fermeret.

“Paketa për bujqësinë, është një paketë thjesht për 10-15 biznesmenë, të cilët merren me grumbullimin dhe tregtimin dhe nuk ka asnjë qëndrim që do të mbështetet fermeri. Problemi madhor për fermerin sot është rritja e kostos”, tha Enver Ferizaj,nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Ndersa investitoret e huaj nuk kane doreza, kur flasin per pasojat e rritjes se re te taksave ne paketen fiskale.

“Ditën që një investitor vjen të paguajë 15 për qind të Tatim Fitimit dhe 15 për qind mbi dividentin, barra e tij është mbi 30 për qind. Përse do të investojë në këtë vend, që të paguajë 30 për qind? Jo, investitori do të shkojë në vendet fqinje”, thotë Gent Daci.

“Në këto kushte është të asgjësosh edhe shpresën për shpresën. Eshtë një derë e mbyllur mu në fytyrën e investitorëve të huaj, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për të daljen nga recesioni dhe kriza ku e ka futur paketa e 2014-ës”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Qe ekonomia te rritet, opozita dhe biznesi kerkojne uljen e taksave, por rruget i shohin te ndryshme. Biznesi thote qe Partia Demokratike duhet te jete ne parlament, sepse ka sinjale qe deputete te mazhorances do ta votojne kunder paketen fiskale.

“Ka deputetë, pa u futur fare te qëllimi i tyre, çfarë dhe si e bëjnë, që kundërshtojnë këto propozime ligjore, dhe jeni ju ata që do të provoni se me çfarë skeme luhet, në rastin kur do të bëhet votimi, se sa pro do të jenë propozimeve që bën biznesi që të mos miratohet kjo paketë fiskale. Unë mendoj që këtu e dyfishon përgjegjësinë tuaj që të jeni në parlament dhe të provoni se sa e vërtetë është mbrojtja që bëjnë disa deputetë lidhur me këto propozime”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Opozita thote qe biznesi duhet te jete ne proteste bashke me qytetaret.

“Këtu është momenti kur zëri ynë, zëri juaj, bashkë me zërin e qytetarëve duhet të bashkohet në protestë. Kjo qeveri njeh dhe respekton vetëm zërin e protestës. Thirrjes tuaj të parë, i përgjigje me thirrjen time që të bashkoheni dhe të jeni krah protestës në 22 nëntor, në Tiranë”, tha Basha.

Top Channel