Qyteti i Peqinit e ka kremtuar 70-vjetorin e Çlirimit përmes një aktiviteti kulturor të titulluar “Kolonia e Arteve Figurative Peqin.”

Në këtë aktivitet merrte pjesë akademiku kosovar Rexhep Qosja, pushtetare vendore dhe deputetë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë event Akademiku Rexhep Qosja i kushtoi një rëndësi të veçantë vizitës së Kryeministrit në Beograd dhe ndryshimit të Shqipërisë, siç tha ai, vitet e fundit.

Në fund të këtij eventi akademiku Rexhep Qosja i dorëzoi deputetit socialist Alfred Peza një Diplomë mirënjohje të akorduar nga Instituti i Librit dhe Promocionit.

Top Channel