Rama: Shqiptarët, europianët e rinj të Ballkanit

12/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për gazetarë pas kthimit nga
vizita që zhvilloi në Serbi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve,
ndër të tjera u shpreh se ne shqiptarët nuk kemi asnjë kompleks nga e
shkuara dhe se gjithnjë e më shumë po tregojmë që jemi europianët e rinj
të Ballkanit.

Top Channel: Zoti Kryeministër, gjatë kohës që ishit në Beograd ka patur një postim, nga ish-Kryeministri Sali Berisha në Facebook, i cili u thotë se ju u poshtëruat atje, pasi ne ceremonial, në pallatin “Serbia”, mungonte flamuri shqiptar. Mund të na e sqaroni këtë detaj, përse mungonte flamuri shqiptar?

Edi Rama: Dua të jem shumë i sinqertë me ju. Unë nuk mund ta besoj dot që paraardhësi im ta ketë dëshiruar një poshtërim të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd. Për më tepër duke qenë se ka kaluar shumë truproja, ai duhet ta dinte shumë mirë që truprojat e nderit kanë flamurin e shtetit që përfaqësojnë. Garda republikane shqiptare, nuk mund të mbajë flamurin e Serbisë apo të cilitdo vendi tjetër, kur një Kryeministër i një vendi tjetër vjen në Shqipëri, ashtu sic edhe garda republikane serbe nuk mund të mbajë flamurin e Shqipërisë. Simbolika e protokollit është e tillë. Por besoj që është çështje moshe dhe me moshë janë pasoja të padëshiruara, por që vijnë dhe s’ka mundësi të jetë një harresë e qëllimshme, por është besoj në procesin biologjik të një lloj rrjedhjeje të kujtesës, nga ana e paraardhësit tim. Kështu që, duke e mirëkuptuar këtë gjë dhe duke e respektuar çdo njeri në moshë të thyer besoj se nuk është e udhës që të komentojmë më shumë për këtë.

Top Channel
:Në konferencën për shtyp deklaruar se keni bërë një ftesë për të ardhur në Tiranë, Kryeministrit Vuçiç, a ju la të kuptohet se ai e mirëpriti këtë ftesë dhe a do të vijë në Tiranë apo jo?

Edi Rama: Ftesa ka qenë dhe mbetet, që Kryeministri i Serbisë të na kthejë vizitën dhe besoj që vizita do të ndodhë, jo mbas 68 vjetësh, shpresoj vitin e ardhshëm. Na takon që edhe këtu në Tiranë të vazhdojmë të tregojmë se ne shqiptarët s’kemi asnjë kompleks nga e shkuara dhe se jemi gjithnjë e më shumë europianët e rinj të Ballkanit.

Top Channel