Kompensimi për energjinë, 16 milionë USD në vit për 204 mijë familje

12/11/2014 00:00

Më 1 janar, rreth 204 mijë familje do të përfitojne kompensimin e
energjisë elektrike, e cila për Ministrinë e Mirëqënies Sociale ka një
vlerë vjetore prej 16 milionë dollarësh.

Ne grupin e personave qe do te perfitojne kete kompensim jane futur familjet qe marrin ndihme ekonomike, kryefamiljaret pensioniste, personat me aftesi te kufizuara, si dhe punonjesit buxhetorë qe marrin me pak se 35 mije leke ne muaj.

“Fasha e energjisë elektrike, po, do të hiqet. Energjia elektrike, për efekt të kësaj fashe, po, do të subvencionohet. Kjo është arsyeja që ne kemi 16 milionë dollarë, që secili që është në kagetoritë e përcaktuara do të marrë 7-8 mijë lekë cdo muaj, si një bonus i rritur mbi pensionin, ose mbi mbi pagesën e vet”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj tha se ndihma ekonomike per 88 mije familje do te pesoje nje rritje te ndjeshme, si pasoje e largimit nga skema te familjeve abuzive.

“Sot nga 108 mijë familje që merrnin ndihmë ekonomike, e kemi reduktuar, duke larguar 20 mijë abuzues dhe kemi vetëm 88 mijë familje, cka nënkupton që për familje me ndihmë ekonomike që merrnin 3 mijë lekë sot marrin 8 mijë lekë në muaj. Si një pagesë ndihme, është trefishi i asaj që merrej në të kaluarën, por sidoqoftë është ende e ulët”, tha Velaj.

Buxheti per Ministrine e Mireqenies Sociale eshte 76 miliardë leke dhe ze 30% te buxhetit total te shtetit.

Top Channel