U19, Danimarka mposht Shqipërinë

12/11/2014 00:00

Altin Lala nisi me humbje ndeshjen e parë si drejtues i kombëtares së 19-vjeçarëve.

Kuqezinjtë  e rinj u mposhtën minimalisht 1-0 nga Danimarka në takimin e parë eliminator për europianin e 19-vjeçarëve, ndeshje e zhvilluar në Portugali ku po luhen sfidat e grupit të shtatë, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë.

Goli për danezët u realizuar në pjesën e dytë nga Corlu. Por pavarësisht humbjes, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje dinjitoze, madje duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarëve.

Humbja ul mundësitë e U19 për të kaluar në fazën tjetër, Elite Raund, pasi në dy takimet e tjera do të përballet me Portugalinë dhe Uellsin, dy skuadra të konsideruara favorite për kualifikimin.

Finalet e europianit të të rinjëve zhvillohen vitin e ardhshëm në Greqi.

Top Channel