Samiti i APEC dhe çamçakëzi i Obamës

12/11/2014 00:00

Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, APEC, mblodhi për të diskutuar mbi tregtinë mbi 21 vende pjesëmarrëse e u prit me interes të madh.

Por, jashtë kornizave zyrtare, kinezëve u tërhoqi vëmendjen përtypja e vazhdueshme e Obamës gjatë takimeve dhe eventeve të samitit të këtij viti. Çamçakëzi i Presidentit amerikan ka shkaktuar reagime të ndryshme te banorët e Pekinit.

“E pashë. Kur doli nga makina përtypte çamçakëz. E pashë te lajmet e mbrëmjes. Pastaj lexova edhe kritikat në internet, që e quanin mungesë respekti ndaj popullit kinez. Nuk ka rëndësi nëse është tradita amerikane, apo thjesht ndonjë lloj sjelljeje arrogante, mua nuk m’u duk aspak gjë e mirë”.

“Kam përshtypjen se kërkoi të tregonte një lloj qetësie. Liderët e çdo vendi kanë filozofi të ndryshme mbi qeverisjen e tyre. Mbase kjo lidhej me filozofinë që ka ai për drejtimin e shtetit të vet. Të them të drejtën nuk i kushtova shumë rëndësi episodit të çamçakëzit, por deri diku e kuptoj pse e bëri”.

Në rrjetet sociale siç është “Sina Weibo” kinez, i ngjashëm me Twitterin, përtypja e shefit të Shtëpisë së Bardhë është cilësuar një gjest i “vrazhdë e tërësisht i pavend”. Obama, që nuk hyn te duhanpirësit e mëdhenj, ka rrëfyer në të kaluarën se shpeshherë përtyp Nicorette, një lloj çamçakëzi që ndihmon për të lënë cigaren.

Top Channel