Qeveria: Të ardhurat më të larta do të vijnë nga lufta ndaj evazionit

12/11/2014 00:00

Qeveria planifikon vitin e ardhshëm të ardhurat totale në buxhet të
arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49
miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.

“6 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike realizojnë shtesë të ardhurash vetëm 75.6 miliardë lekë. Vetëm 2 vite të kësaj qeverie, realizojnë 87.3 miliardë lekë. Atë që realizohet në 2 vite, nuk është realizuar as në 6 vite më parë”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Qeveria pretendon se ky eshte rezulat i larte vjen prej luftes ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave.

“Komponenti ‘Rritje taksash’, është më pak se sa një e treta, e të ardhurave shtesë që pritet të realizohen”, tha zwvendwsministri i Finanave, Ervin Mete.

“Kemi gjetur 27 mijë kasa inaktive, kasa të blera që nuk përdoreshin dhe nuk transmetonin asnjw të dhënw në sistemin tonë. Sot kemi vetëm 8700 e këtyre kasave. Dua t’ju bëj me dije se në muajin shtator u arrit një shifër 16.200.000 mijë kupona”, tha drejtoresha e Tatimeve, Brisejda Shehaj.

“Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, administrata e mëparshme ka përjashtuar vetëm 1.1 miliardë lekw makineri, pajisje nga paketa e tyre fiskale, kurse Qeveria e re me paketën fiskale 2014, vlera arrin nw 3.5 miliardë lekë. Përsëri ne kemi mbledhur në këtë 10-mujor, 10 miliardë lekë më shumë”, tha drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Ambicja e qeverise per te vjelur me shuma para nga ekonomia gri mbeshtet edhe nga deklarat se gjate vitit te ardhsme pritet te kete sërë ndryshimesh ligjore dhe proceduriale, për të luftuar evazioninin kryesisht tek kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën dhe burimet e tjera të nëntokës.

Top Channel