Kobe Bryant, lojtari që ka gabuar më shumë gjuajtje në historinë e NBA-së

12/11/2014 00:00

Kobe Bryant është shndërruar në basketbollistin që ka gabuar më shumë gjuajtje në historinë e NBA-së: plot 13 418. Rekordi deri tani mbahej nga John Havlicek, i cili ka gabuar në 13 417 raste gjatë periudhës 1962-1978, kur ka fituar edhe 8 unaza kampioni me Boston Celtics.

Në këtë renditje negative, pas Bryant dhe Havlicek gjejmë emra të famshëm si Elvin Hayes (13.296 gabime), Karl Malone (12.682 gabime) dhe Michael Jordan (12.345 gabime).

Trajneri i Los Angeles Lakers, Byron Scott, e mbrojti kështu 36-vjeçarin: “Havlicek nuk ka qenë një basketbollist i dobët dhe të gjithë emrat e tjerë me më shumë gabime në NBA janë pjesë e “Hall of Fame”. Nuk më duket tamam një rekord negativ ky që ka arritur.”

Kobe Bryant ka 19 vite që luan në NBA. Në karrierën e tij të gjatë ka fituar 5 unaza kampioni dhe ka qenë 16 herë në ndeshjen All Star.

Top Channel