Hyn në shtëpinë e re për herë të parë, gjen një burrë të masakruar

12/11/2014 00:00

Një burrë rus i cili sapo kishte hyrë në shtëpinë e tij të re në Novokuznetsk, gjeti të vdekur në tualet pronarin e vjetër të kësaj shtëpie. 45-vjeçari Taras Yermolayev e gjeti trupin e shpërndarësit të drogës me emrin Dementi Zakharov (50 vjeç) në një pellg gjaku vetëm një ditë pasi ishte takuar me të për t’i marrë çelësat e shtëpisë.

“Ishte e tmerrshme kur pashë trupin. Ishte si një film horror. Shtëpia dukej sikur ishte shkatërruar me çekan dhe e njëjta gjë mund të thuhet për viktimën. Në fillim nuk e dallova dot nëse ishte trupi i një burri apo një gruaje. Lajmërova policinë dhe volla”, tregon zoti Yermolayev.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ka shenja se viktima është torturuar para se të vritej. Ai njihet si shpërndarës droge dhe mendojmë se kjo vrasje ka të bëjë me një hakmarrje që ka lidhje me punën e tij.”

Tashmë, Taras Yermolayev nuk ka ndërmend të jetojë në shtëpinë ku gjeti të masakruar një person dhe shpreson ta shesë atë.

“Nuk do të ndihem kurrë mirë në një shtëpi ku e kam parë vetë se çfarë ka ndodhur. Sapo policia të përfundojë hetimet, unë do e shes”, tha 45-vjeçari.

Top Channel