Ivanoviç dhe bashkëpunëtorët mbeten në burg

12/11/2014 00:00

Një gjykatës i EULEX-it në Kosovë ka hedhur poshtë, duke i cilësuar si të pabaza, kërkesat e palës mbrojtëse për rrëzimin e akuzave ndaj një grupi prej 5 serbësh, të kryesuar nga politikani Oliver Ivanoviç.

Konkretisht, tre nga të pandehurit në këtë proces akuzohen për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje, ndërsa dy të tjerët për nxitje të kryerjes së këtyre krimeve.

Vetë Ivanoviç, deri disa muaj më parë referenti kryesor politik i Beogradit në veri të Kosovës, akuzohet për krime lufte.

Sipas një njoftimi për shtyp të misionit evropian, gjykatësi i ka hedhur poshtë kërkesat e paraqitura nga pala mbrojtëse, pasi dëshmitë e bëra për këtë çështje janë vlerësuar si të pranueshme.

Pala mbrojtëse ka pesë ditë kohë për të apeluar këtë vendim, përfundon më tej komunikata për shtyp e EULEX-it.

Top Channel