E përplas fuoristrada, vdes 47-vjeçari

12/11/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në afërsi të Milotit. Burime policore lokale raportojnë se viktimë e ngjarjes ka mbetur shtetasi Vasil Ndoji, 47 vjeç.

Sipas burimeve, Ndoji ka qenë duke ecur anës rrugës kur papritur është goditur nga një fuoristradë që po ecte me shpejtësi e që nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes.

Njësitë e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e 47-vjeçarit dhe kanë mundësuar shoqërimin e trupit të tij në morg.

Burimet shtojnë se agjentët kanë nisur të mbledhin dëshmi të mundshme në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës, por gjasat janë të pakta.

Më herët, një aksident automobilistik me dy persona të plagosur ndodhi në orët e vona të së martës tek Rruga e Kavajës në kryeqytet.

Burime zyrtare bënë të ditur se një makinë u përplas me motorin me të cilin udhëtonin dy personat dhe për pasojë këta të fundit mbetën të lënduar.

Ata u dërguan me urgjencë për në spital nga forcat e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes.

Top Channel