Irani, ligjvënësit amerikane “me dorë të hekurt”

12/11/2014 00:00

Senatorët amerikanë, të cilët kanë hartuar një faturë me sanksione të rënda kundër Iranit, thanë të mërkurën se do të punojnë së bashku me anëtarët e tjerë të Kongresit për të nxitur administratën Obama për veprime më të ashpra ndaj Teheranit, nëse një marrëveshje potenciale për ndaljen e programit bërthamor të Iranit nuk arrihet.

Demokrati i New Jerseyt, Robert Menendez, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat, si dhe republikani i Illinoisit, Mark Kirk, thanë se “një marrëveshje e mirë” do të kërkonte kufij striktë, të përcaktuar qartazi, ndaj kërkimeve me lidhje nukleare, si dhe zhvillimin e prokurimin e një regjimi të ashpër inspektimi për disa dekada në Iran.

“Nëse marrëveshja potenciale nuk arrin këto objektiva, ne do të punojmë me kolegët tanë në Kongres për të vepruar me vendosmëri, siç kemi bërë në të kaluarën”, thanë Menendez dhe Kirk, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën, ditën e parë të rikthimit të ligjvënësve nga pushimi 7-javor i zgjedhjeve të mesmandatit.

Zyrtarë të lartë nga fuqitë perëndimore dhe Irani nisën një raund të ri bisedimesh bërthamore në Oman gjatë së martës, më pak se 2 javë përpara skadimit të afatit përfundimtar të 24 nëntorit, për të arritur një marrëveshje. Por, duke qenë se nuk pati asnjë shenjë lëshimi në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje të re, pritshmëritë jo vetëm që nuk duken sikur po ecin drejt një shtyrjeje, por po rrëshqasin nga kontrolli.

Shumë kongresmenë kanë qenë skeptikë në lidhje me bisedimet e Iranit dhe fitorja e republikanëve në zgjedhjet e 4 nëntorit pritet ta bëjë më të vështirë bindjen e ligjvënësve për të miratuar ndonjë lehtësim sanksionesh në këmbim të një marrëveshjeje.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, duke iu përgjigjur një pyetjeje, tha se ligjvënësit ende nuk e dinë se çfarë po diskutohet në marrëveshje, sepse negociatat janë në vijim e sipër.

“Ata nuk e kanë parë përmbajtjen e asaj që do të ishte një marrëveshje përfundimtare, kjo sepse nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare mes palëve në negociata”, tha ai gjatë raportimit të përditshëm.

Top Channel