Ankth në Brazil, Pele në spital

13/11/2014 00:00

Legjenda e futbollit brazilian, Pele është shtruar me urgjencë në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo për probleme me stomakun.

Pele ishte ftuar në promovimin e një libri në Muzeun me emrin e tij Pele, por 3 orë para eventit gjithçka u anulua, pasi u raportua se 74-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital.

Gjendja shëndetësore e ish-yllit brazilian të futbollit është ende e paqartë, ndërsa u dyshua fillimisht se Pele është helmuar nga një ushqim që i ka shkaktuar probleme dhe dhimbje në stomak.

Top Channel