Shkopi i përshkon kokën, 40-vjeçari shpëton për mrekulli

13/11/2014 00:00

Një burrë polak i shpëtoi për mrekulli vdekjes pasi ra me fytyrë në një shkop druri gjatë kohës që po rregullonte shtëpinë e tij. Kamil Podwinski shkoi në spital me një shkop 40 centimetra që i kishte përshkuar kokën, por në dukje i pashqetësuar.

Sipas ‘New York Post’, shkopi i drurit i ka hyrë poshtë syrit dhe i ka dalë nga qafa 40-vjeçarit. Mjekët lajmëruan edhe zjarrfikësit pasi kishin frikë se do e dëmtonin më shumë burrin në kohën që do shkurtonin shkopin.

Zjarrfikësi Sebastian Andrzejewski tha: “Na telefonuan për t’i hequr një shkop nga fytyra një burri. Na u desh shumë punë, por pacienti nuk u shqetësua aspak kur e shkurtuam gjatësinë e shkopit.”

Më pas, mjekët arritën ta hiqnin shkopin e drurit duke mos shkaktuar probleme të tjera në kokë. Njëri prej tyre tha: “Pacienti tashmë po e merr veten. Është një mrekulli që shkopi nuk dëmtoi syrin apo trurin.”

Top Channel