Niki, maçoku i pasur falë rrjeteve sociale

13/11/2014 00:00

Një maçok rus është bërë i pasur, ose më saktë ka bërë të pasur pronaren e tij, falë fotove të shumta që qarkullojnë në internet prej më shumë se një viti.

Maçoku me emrin Niki është bërë shumë i famshëm për pozat ulur dhe dy ndërmarrje të mëdha i kanë ofruar atij të jetë protagonist i reklamave të tyre. Pronarja Victoria Virta kërkon ta regjistrojë markën FamousNiki dhe në të ardhmen ta përdorë atë për novela grafike për fëmijë apo lojëra për celularë.

Ky maçok është bërë i njohur për fotot e tij ulur si të ishte njeri, veprim që sipas pronares, felini e ka bërë gjithmonë në mënyrë spontane.

Top Channel