Drogë në burgun e Peqinit, arrestohen nga policia gardianë dhe trafikantë

13/11/2014 00:00

Një punonjës i burgut të Peqinit dhe pesë persona të tjerë janë
arrestuar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni u krye
nga Drejtoria e Policisë së qarkut Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ne pranga u vune Zenel Nezha, me detyre punonjës policie në burgun e Peqinit, Romeo Serica, Ardian Serica, Juxhengs Kurani, Ferit Serica dhe Altin Bektashi. Gjithashtu filloi procedimi penal per shtetasin Dorian Tatoshi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Peqinit për vepren penale prodhimin e shitjen e narkotikëve.

“U sekuestruan ne cilesine e proves materiale: 150 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, 100 gramë lende narkotike e dyshuar si heroine, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 13 cope celularë, 1 mjet tip Golf 4 me targa PE.0671 A në pronësi të policit Zenel Nezha. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre””, tha drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Neritan Nallbati.

Ne cilesine e proves materiale personave te ndaluar ju sekuestruan 150 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, 100 gramë lende narkotike e dyshuar si heroine, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar si ‘kanabis sativa’

Top Channel