Në pritje të një oferte që nuk mund të refuzohet

13/11/2014 00:00

Një nga ambientet më ikonike në historinë e kinematografisë amerikane është nxjerrë në shitje. Bëhet fjalë për mansionin e “Kumbarit” dhe pronarët e tij po presin që dikush t’i bëjë një ofertë që nuk mund të refuzohet.

Shtëpia e familjes Korleone në filmin e vitit 1972 ka 7 dhoma gjumi dhe 5 tualete. Kushton 2.89 milionë $.

Oborri i këtij mansioni është përdorur në film për xhirimin e dasmës së Konit, vajzës së Don Korleones. Sipas ‘New York Post’, pronarët i kanë bërë disa ndryshime shtëpisë në mënyrë që të duket si në film.

Shtëpia e madhe është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka qenë vendbanimi i familjes Norton për 60 vite, para se ata ta shisnin në vitin 2010, sipas ‘The Guardian’.

Pronari aktual e ka blerë këtë mansion në vitin 2012 për 1.7 milionë $ dhe i ka shtuar palestër, katër garazhe, dy zyra dhe një pishinë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel