SHBA akuza Moskës

13/11/2014 00:00

Pas raporteve se në Ukrainë kanë hyrë të tjera të trupa ruse dhe mjete
ushtarake, Shtetet e Bashkuara dolën me akuzat se është Moska ajo që po
minon armëpushimin e po mban ngjall konfliktin në vendin fqinj.

E derguara e ëashingtonit ne Kombet e Bashkuara, Samantha Poëer u tregua e drejperdrejte ne pohimet se Rusia eshte duke ndjekur rrugen e luftes ndersa flet per paqen.

 “Modeli eshte shume i qarte. Aty ku Rusia merr angazhime, deshton t`i permbushe. Rusia negocioi nje plan paqeje dhe pastaj, ne menyre sistematike ka minuar cdo hap te tij. Flet per paqen dhe ketij i hedh bezine zjarrit te luftes”, u shpreh Poëer.

Zevendesambasadori rus ne OKB, Alexander Pankin, i hodhi poshte akuzat me pretendimin se nuk jane gje tjeter vecse propagande.
 
“Pretendimet e NATO-s nuk reflektojne situaten ne terren. Anetaret e Keshillit te Sigurimit kane hyre ne territor propagandistik”, tha Pankin.

Aleanca atlantiko-veriore deklaroi nje dite me pare se autokolona te reja me tanke, artileri dhe trupa luftarake te rusise jane pare te hyjne ne Ukrainë gjatë ditëve të fundit. Moska e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen ushtarake në shtetin fqinj e pretendon se ushtaret qe luftojne ne krah te rebeleve jane vullnetarë. Pavaresisht pushimzjarrit te arritur me shume veshtiresi ne 5 shtator, episodet e dhunes nuk kane munguar, e se fundi, perplasjet jane pershkallezuar serish.

Ne konfliktin mes ushtrise ukrainase dhe rebeleve pro-ruse ne lindje te vendit kane humbur jeten me shume se 4.000 persona, ndersa qe nga fillimi i luftimeve ne muajin prill llogaritet te jene shperngulur gati 1 milione vete.

Top Channel