Kuvajti, 5 milionë euro Shqipërisë

13/11/2014 00:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, priti në një takim Ambasadorin e
Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë Najeeb A. Al-Bader në
ambientet e Kryeministrisë në Tiranë.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit në kryeministri, Ambasadori Al-Bader, gjatë takimit, i dorëzoi zëvendëskryeministrit Peleshi, kontributin e Shtetit të Kuvajtit me vlerë 5 milionë euro për të mbështetur skemën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me një numër projektesh prioritare të Qeverisë Shqiptare, që synohet të zbatohen në mënyrë efektive.

Zëvendëskryeministri Peleshi theksoi se kontributi do të alokohet per pesë prioritete, duke i mundësuar qeverisë shqiptare të përballet me një sërë sfidash, duke lehtësuar zbatimin e reformave të nevojshme dhe të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Top Channel