Urdhër-arresti për ish-drejtuesin e lojrave të fatit, zhduket pas firmosjes

13/11/2014 00:00

Hije dyshimi hidhen mbi gjyqësorin pas një mase të shpallur në mungesë,
ndaj një ish-zyrtari të lojrave të fatit, vendim i cili prej një jave
nuk është ekzekutuar, pavarësisht kërkimeve të policisë.

Që prej te shtunes se kaluar Gjykata e Tiranes ka pranuar kerkesen e prokurorit te njesise task force, Dritan Rreshka dhe ka dhene masen ‘arrest me burg’ ne mungese ndaj ish-drejtorit te lojrave te fatit Besnik Çobaj, nderkohe qe ky vendim ne menyre sekrete i eshte dorezuar policise, e cila duhet te zbatonte arrestimin.

Por prej nje jave policia nuk ja ka dale mbane te bjere ne gjurmet e ish-zyrtarit te lojrave te fatit, me detyre aktuale drejtor i UKT-së. Nje burim jo zyrtar tha per Top Channel, se ka shume mundesi qe dhenia e ketij vendimi te jete dekonspiruar nga brenda gjykates se kryeqytetit, pikerisht diten kur Prokuroria ka dorezuar kerkesen per arrest me burg ne mungese, çka ka sjelle edhe largimin e menjeherezshem te ish-zyrtarit nga banesa.

Nga nje këqyrje qe prokuroret dhe policia kane bere ne sistemin TIMS rezulton se Çobaj, i dyshuar per shperdorim detyre nuk ka dale jashte vendit, por ndodhet ne Shqiperi. Besnik Çobaj, ish-drejtor në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit kete enjte eshte shpallur ne kerkim. prokuroria thote se situata behet akoma e dyshimte pas paraqitjes se avokatit te Çobajt ne Gjykaten e Apelit, i cili kerkon ndryshimin e mases ne mungese, çka do te thote se Çobaj ka dijeni per kete fakt.

Prokurori Dritan Rreshka kishte nisur hetimet per ish-drejtorin me nentor 2013 pas kallëzimi të Ministrisë së Financave. Kallëzimi ka lidhje me valen e operacionit policor per lojrat e fatit dhe Çobaj dyshohet te mos kete marre masa per konfiskimin e automateve elektronike dhe pajisjeve të tjera të lojërave të fatit, të cilat janë konstatuar të paliçensuara nga kontrollet e kryera nga po ky institucion.

Sipas prokruorise rezulton se pavaresisht se njesia e mbikeqyrjes se lojrave te fatit ka ushtruar kontrolle ne Tirane-Shkoder dhe kavaje dhe ka evidentuar se ne keto tre qytete ishin gati 140 automate elektronike te paregjistruara ne mbi 70 subjekte te palicensuara, nuk eshte nxjerre asnje urdher nga ish-drejtuesit per sekuestrimin e tyre.

Top Channel