Prodhuesit e bimëve medicinale: Na mbështesni!

13/11/2014 00:00

Shoqata e prodhuesve të bimëve medicinale kërkon uljen e tatimit mbi fitimin, reduktimin e tarifave të magazinimit dhe përfshirjen e këtij sektori në skemën e rimbursimit të TVSH-së.

“Të ulet tatim-fitimi nga 15 në 10%. Duke qenë se industria jonë kërkon një volum të madh magazinimi dhe tarifat janë të larta, kërkojmë të reduktohen. Problem është rimbursimi i TVSH dhe mbështetja e fermerëve me të, siç bëhet për fermerët e perimeve të tjera”, tha Xhevit Hyseni, nga Shoqata e Prodhuesve të Esencave dhe Bimëve Mjekësore-Aromatike.

Në bashkëpunim me USAID-in, shoqata prezantoi futjen e një bime të re, Stevia Rebaudiana, në gamën e bimëve të prodhuara në Shqipëri, për të cilën ka kërkesa në rritje në tregjet rajonale dhe më gjerë.

98% e bimëve mjekësore të prodhuara në vend shkojnë për eksport në vendet e BE-së dhe në SHBA. Shqipëria është furnizuesi kryesor me sherebelë i tregut amerikan, me mbi 65% të tregut.

Top Channel