Lumia 535, produkti i parë i Microsoft

13/11/2014 00:00

Microsoft mbajti fjalën dhe ktheu në histori emrin “Nokia” në serinë e telefonave Lumia.

Produkti i fundit i kompanisë së prodhimit të telefonave, që u ble prej Bill Gates në muajin mars është u prezantua me emrin “Microsoft Lumia 535”.

Telefoni operon me sistemin Windows Phone 8.1, ka një procesor Quad-Core 1.2 GHz, kamera parësore prej 8 megapixel dhe atë dytësoren prej 5 megapixel.

Ka një përmirësim të lehtë të baterisë në krahasim me seritë paraardhëse të Lumia-s, duke zgjatur jetëgjatësinë e saj, ndërkohë që sa i përket çmimit është ruajtur tradita duke ofruar një produkt të përballueshëm për masat.

Microsoft përfundoi blerjen e plotë të sektorit të telefonisë së kompanisë finlandeze “Nokia” për 7.2 miliard dollarë në muajin mars.

Vendimi i “Microsoft” për ‘të zhdukur’  emrin ‘Nokia’ është i papritur edhe për vetë kompaninë finlandeze e cila më parë kishte marrë një garanci se emri nuk do të ndryshonte për 10 vitet e ardhshme. Megjithatë kjo lëvizje e kompanisë së Bill Gates nxjerr në pension “Nokia”-n sa i përket pajisjeve dhe jo në fushën e hartave dhe infrastrukturës së rrjeteve, ku do të vazhdojë aktivitetin e saj.

Top Channel