Basha fton Vlorën në protesta

13/11/2014 00:00

Mesazhi qe sjell nga Vlora, Partia Demokratike eshte revolta e qytetareve per perkeqesimin e gjendjes se tyre gjate ketij viti.

Papunesia e larte, mungesa e vemendjes nga Qeveria per t`u dhene zgjidhje problemeve dhe mosmbajtja e premtimeve per rritjen e mireqenies ishin ankesat qe degjoi me shpesh nga vlonjatet, kryetari i Partisë Demokratike.

Kryetari i Partise Demokratike u tha banoreve ne qarkun e Vlores se tani, zgjidhja per te mos pranuar kete realitet dhe per ta detyruar Qeverine te ktheje syte nga qytetaret eshte protesta.

“Kjo situatë është rezultat i rritjes së taksave, ju mori votën, ju mashtroi dhe tani ju ka harruar. Bashkohuni me ne në protestë”, tha Basha.

Protesta, e organizuar nga sindikatat dhe e mbeshtetur nga opozita, eshte parashikuar per te shtunen e ardhshme ne Tirane dhe pritet qe ajo te mos jete e vetmja.

Top Channel