Lirohet imami i xhamisë së Prishtinës

13/11/2014 00:00

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është liruar këtë të enjte nga arresti shtëpiak, në të cilin ka qëndruar për një muaj.

Para arrestit shtëpiak, Krasniqi kishte qëndruar edhe një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar për shkelje të rendit kushtetues.

Avokati mbrojtës i imamit, Bajram Tmava ka konfirmuar lajmin për gazetën “Zëri”, duke thënë se klienti i tij tashmë gëzon liri të plotë.

Imami Shefqet Krasniqi ishte arrestuar bashkë me imamët e tjerë të Kosovës më datë 17 shtator, nën dyshimin e nxitjes së ekstremizmit fetar.

Top Channel