ISIS përgënjeshtron vrasjen e udhëheqësit të tyre

13/11/2014 00:00

Faqet e internetit të ekstremistëve publikuan së fundmi një mesazh audio, mesazh që pretendohet se është zëri i udhëheqësit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi.

Mesazhi publikohet në një kohë kur ditët e fundit mediat ndërkombëtare publikuan lajmin për mundësinë e madhe që al-Baghdadi të ketë mbetur i vrarë nga një bombardim i Shteteve të Bashkuara në Siri.

Megjithatë do të duhet kohë për të mësuar nëse bëhet fjalë për një mesazh autentik të ditëve të fundit, apo për një mesazh të regjistruar kohë më parë.  

“Daily Mail” publikoi dëshminë e dy njerëzve, të cilët pohojnë se bomba ka rënë në qytetin e al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë, pikërisht ku po organizohej një takim i figurave të larta të ISIS. Sulmi ka vrarë një duzinë njerëzish e ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e zonës, aty ku është shtruar edhe al-Bagdadi.

Zyrtarët perëndimorë dhe irakianë pohojnë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur ISIS ndaj bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Presidenti Barack Obama ka miratuar dërgimin 1,500 trupave më shumë në Irak, për të këshilluar dhe trajnuar irakianët në betejën e tyre kundër Shtetit Islam.

Top Channel