Panairi i 17 i Librit në Tiranë

13/11/2014 00:00

Në lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, nga Panairi i 17 i Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, për të folur mbi situatën dhe pjesëmarrjen e deritanishme ka qenë gazetarja Ornela Islami.

“Panari ka hapur dyert dhe pjesëmarrja deri më tani ka qenë shumë e lartë. Ashtu si në edicionet e tjera, vizitorët kanë qenë të grupmoshave të ndryshme, ndërkohë që priten të shtohen edhe më shumë gjatë fundjavës. Në këtë Panair janë 95 shtëpi botuese apo botues në total, që kanë nxjerrë me dhjetra tituj librash. Autorët e tyre kanë qenë gjithashtu të pranishëm qoftë për t’u takuar me të interesuarit, por edhe për konferencat e ndryshme që po zhvillohen. Ka pasur konferenca si për promovimin e librave, por edhe të tjera me tema të ndryshme”, ka raportuar Ornela Islami, duke shtuar në fund se edhe “Top Shoë Magazine”, mbrëmjen e sotme, do të zhvillohet nga ambientet e Panairit, ku do të jenë shumë të ftuar për diskutime.

Top Channel